Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja dhe u konfirmua si autor Elvis Shkambi, janë zbuluar detaje të reja lidhur me të plagosurit.

Raportohet se, përveç viktimës, janë plagosur edhe dy persona të tjerë – një baba dhe i biri. Njëri prej tyre ndodhet aktualisht në sallën e operacionit, por fatmirësisht mjekët bëjnë me dije se është jashtë rrezikut për jetën. Edhe personi i dytë është në gjendje të stabilizuar dhe po merr trajtim mjekësor.

Identiteti i të plagosurve ende nuk është bërë publik, ndërsa hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes vazhdojnë intensivisht.

Momenti i arrestimit të autorit Elvis Shkambi

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb