Nëntë persona kanë humbur jetën në një ngjarje të rëndë me armë zjarri në Erie, në Pensilvani të SHBA-së. Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë, ndërsa në mesin e të vdekurve është edhe personi i dyshuar si autor i ngjarjes.
Sipas raportimeve të mediave lokale, policia u njoftua për të shtëna me armë zjarri në një banesë. Kur efektivët mbërritën në zonë, dy gra u gjetën të vdekura në rrugë, ndërsa forcat e policisë rrethuan shtëpinë ku dyshohej se ishte bllokuar personi i armatosur.
Pas hyrjes në banesë, policia zbuloi viktima të tjera në pjesë të ndryshme të shtëpisë, përfshirë fëmijë. Sipas burimeve të cituara nga televizioni lokal “Erie News Now”, nëntë persona kanë vdekur, përfshirë edhe të dyshuarin, i cili u gjet me një plagë të dukshme nga arma e zjarrit.
‘Horrific scene’: Multiple people dead, including 2 children in Erie shooting | LINK IN BIO https://t.co/fKthviJjjk
— WTAE-TV Pittsburgh (@WTAE) October 10, 2026
Megjithatë, policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht numrin e viktimave dhe as identitetin e tyre. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes për të zbardhur se çfarë e shkaktoi dhunën. Pas ngjarjes, policia bëri të ditur se oficerëve që u përballën me pasojat e masakrës po u ofrohet këshillim psikologjik.
