Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit në lidhje me masakrën e Çoles në qytetin e Vlorës ku mbetën të vrarë 3 persona.

Gjykata ka dhënë nga 35 vite burgim për Bertil Aliaj dhe Ani Begaj, ndërsa Aleksandër Llanaj është dënuar me burgim të përjetshëm. Për Aliajn dhe Begajn dënimi u shkurtua.

Më herët Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla pezulloi nga detyra Drejtoreshën e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça, dhe prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani, si edhe urdhëroi nisjen e hetimit ndaj tyre, për shkak të qëndrimit të dyshimtë që mbajtën në Gjykatën e Lartë lidhur me këtë ngjarje të ndodhur në 2015-n.

Dy ditë më parë familjarët e viktimave i dërguan një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani ku u shprehën se procesi gjyqësor i zhvilluar në Gjykatën e Lartë ndaj autorëve të dyshuar të familjarëve të tyre ishte i korruptuar.

Letra i është dërguar Nishanit nga familjarët e viktimave Haki dhe Ardi Velaj, të cilët shprehen se fëmijët e tyre po i vrasin për të dytën herë.

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb