Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati iu është bashkuar reagimeve për masakrën e Reçakut, ku 45 shqiptarë u vranë nga forcat serbe. Bushati shkruan se kur kanë kaluar 21 vite nga masakra, Beogradi refuzon të mbajë përgjegjësinë mbi masakrën duke e mohuar dhe se drejtësia e munguar peshon mbi familjarët e martirëve.

“Një çerek shekulli më parë, me 15 janar 1999, në Reçak 45 shqiptarë civil të pambrojtur u masakruan nga forcat serbe. Sot e kësaj dite, Serbia refuzon përgjegjësitë mbi këtë masakër dhe madje e mohon atë.

Mirëpo masakra e Reçakut tronditi mbarë botën demokratike, duke e bërë të pashmangshme ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe ndalimin e agresionit të Serbisë në Kosovë.

Drejtësia e munguar peshon mbi familjarët e martirëve, plagët e së kaluarës, dhe nuk ndihmon në procesin e kërkimfaljes e pajtimit ndëretnik. Teksa nderojmë dhe kujtojmë ata që humbën jetën, le të mos harrojmë krimet që kanë ndodhur, në rast se nuk duam që historia të përsëritet.”, shkruan Bushati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb