Presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmin e ndodhur në Australi, ku humbën jetën 11 persona dhe u plagosën 30 të tjerë.

Në një postim në “X”, Begaj i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave

“Dënoj fuqimisht sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllimet e mia familjeve të viktimave të pafajshme dhe shërim të shpejtë të plagosurve.

Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, shkruan kreu i shtetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb