Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, gjatë seancës së dëgjimit në Shtëpinë e Bardhë me studentët e mbijetuar nga masakra në shkollën e Parkland, u shfaq i gatshëm për të konsideruar idenë se mësuesit e trajnuar posaçërisht mund të armatosen me armë.
“Ne do ta shqyrtojmë me kujdes”, tha Trump, në përgjigje të hipotezës së paraqitur nga një prej të pranishmëve. “Unë e kuptoj se është një hipotezë e diskutueshme – shtoi ai – ne jemi këtu për të dëgjuar”, raporton tgcom24.
Midis lotëve, apeleve, zemërimit dhe dhimbjes, dëshmitë kanë ndjekur njëra-tjetrën, duke udhëtuar përgjatë toneve të ndryshme: nga dëshpërimi i pangushëllueshëm i një studenti i cili në masakrën e parkut humbi mikun më të mirë tek frustrimi e një babai i cili, duke iu referuar vrasësit 19-vjeçar, kujton presidentin: “Nëse ai nuk është aq i madh sa duhet për të blerë birrë, ai nuk duhet të jetë në gjendje të blejë një armë”.
Dhe zemërimi i pakontrollueshëm i një prind tjetër: “Jam i nxhehur… Edhe sa fëmijë akoma? Nuk do t’i mbyll sytë derisa të bëhet diçka!”
Presidenti Trump premton të dëgjojë dhe të marrë masa. Unë jam këtu “për të dëgjuar”, theksoi në hapjen e seancës dëgjimore në Shtëpinë e Bardhë, duke siguruar që do të punohet për kontrollet dhe të ashtuquajturat kontrolle “të së kaluarës” për mbajtësit e armëve. Ai përmendi mundësinë e ngritjes së kufirit të moshës për blerjen e armëve, duke theksuar më pas nevojën për të monitoruar shëndetin mendor.
“Ne dëgjojmë, pastaj menjëherë i futemi punës, dhe jo vetëm me fjalë si në të kaluarën, ne do ta zgjidhim”, tha ai.
Autori i masakrës në shkollën e Floridës vrau 17 persona edhe pse nuk duhet të kishte armë zjarri për shkak të gjendjes mendore.
(m.k/BalkanWeb)
