Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin Oponencë në News 24 theksoi se masakra në Rinas ka prapavijë shtetërore.

Këlliçi shton se në këtë segment rrugor është e pamundur që të mos jetë prania e policëve.

“Mund të duket teori e rëndë, patjetër ka prapavijë shtetërore. Është e pamundur që në Fushë-Krujë të mos ketë drita në të njëjtin orar. Dhe në segment mos punojnë kamerat dhe mos ketë policë. Aty nuk bën dot një parakalim, sepse ka trafik; aty kanë humbur me mijëra njerëz, kanë humbur avionin sepse nuk arrijnë dot në fluturim.”, tha Këlliçi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb