Hetuesit në Shkodër vijojnë punën për të zbardhur atentatin e të hënës në pedonalen “Kolë Idromeno”, ku ndërruan jetë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Pas dëshmisë së Erogen Vaso Brajoviç i cili dyshohet se ishte objektiv i atentatit, sot hetuesit do të pyesin Meri Kacerin, kameriere e lokalit, që mbeti e plagosur nga atentati.

Për masakrën e ndodhur, policia arrestoi autorin Ragip Gila i cili u kap pranë lumit Kir në përpjekje për t’u arratisur.

Nga atentati, mbetën të vdekur Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja i Erogen Brajoviç.

Atentati me 2 viktima dhe 2 të plagosur
Më 8 shtator 2025 në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës mbetën të vrarë pas një sulmi me armë Armando Pali, Liridon Kraja alias Lusha, si dhe u plagosën Erogen Vaso alias Brajoviq Bajroviç dhe Meri Kacerri kamerierja që po shërbente në këtë subjekt.

Pak pas vrasjes policia kapi dhe arrestoi autorin Ragip Gila, i cili tentoi të largohej nga vendngjarja me një motor.

Autori Ragip Gila në dëshminë e parë tha se shënjestër e sulmit të tij ishte Erogen Vaso alias Bajroviç, ndërsa ky i fundit mohon të ketë lidhje me grupet kriminale.

Grupi hetimor ka dyshime se autori i masakrës Rakip Gila, që dyshohet si një nga ushtaret e grupit kriminal te drejtuar nga Lulzim Kulla, mund të jetë i përfshirë edhe në vrasjen e 34-vjeçarit Kristian Kola.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb