Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me masakrën e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku humbën jetën dy persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Gazetarja Klodiaana Lala raporton se ngjarja  e ndodhur ditën e djeshme u organizua dhe urdhërua nga një grup i strukturuar kriminal dhe autori, Ragip Gilanuk ka vepruar për interesa personale, ndryshe nga sa pretendoi

Kujtojmë se ditën e djeshme News24 ka raportuar se policia ka kryer kontrolle në banesa të lidhur me fisin Lici, ndërkohë që policia bën me dije sot se në kontrolle u  gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës,  5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

Ndërkohë, në momentin e arrestimit, Gila kishte me vete edhe një çantë ku kishte benzinë, që dyshohet se do të përdorej për të djegur automjetin dhe për të zhdukur gjurmët pas krimit.

Kujtojmë se viktima të të shtënave mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi), ndërsa u plagosën Erogen Vaso (Brajoviq), i cili ishte edhe objektiv i atentatit si dhe Meri Kaceri, banakiere e lokalit ku ndodhi ngjarja.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb