Zbardhen të tjera detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë në një shkollë në Beograd.14-vjeçari Kosta K. ka hyrë sot në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit dhe ka vrarë tetë persona, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Sipas disa informacioneve, ai vrau të paktën tetë persona. Siç shihet në të dhënat e shkollës, Kosta K. mori pjesë në shumë gara shkollore.

Ai madje mori pjesë disa herë në garat e matematikës dhe mori vlerësime ndërsa vitin e kaluar ai fitoi edhe vendin e tretë në garën komunale në lëndën e historisë. Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, e gjitha që ndodhi sot supozohet se ka nisur pikërisht për inatin e tij ndaj mësuesit të historisë, në klasën e së cilës ka hyrë mëngjesin e sotëm dhe ka nisur të qëllojë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës tetë, kur Kosta K. ka hyrë në shkollë dhe ka nisur të qëllojë rastësisht. Dyshohet se shumica e të vdekurve ishin në klasën ku mbahej mësimi i historisë. Siç kanë deklaruar nxënësit për Index.hr, sulmuesi vitin e kaluar ishte në klasën e gjashtë dhe ishte ngacmuar nga bashkëmoshatarët e tij. Në klasën e shtatë, ai u transferua në një klasë tjetër, ku ishte gjithashtu viktimë e dhunës së bashkëmoshatarëve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb