Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë ka pezulluar sot të gjitha proceset gjyqësore.

Vendimi është marrë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit nga Elvis Shkambi.

Gjatë ditës së sotme, përjashtim do të bëjnë vetëm seancat për masat e sigurisë, ndërsa të gjitha proceset e tjera gjyqësore janë pezulluar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb