Njërit i është prerë fyti, tjetri është masakruar me 27 plagë me thikë dhe një plumb në ballë. Më pas trupat u dogjën. Një vrasje e tmerrshme e dyfishtë, e cila ka ndodhur në natën midis 31 dhjetorit 1996 dhe 1 janarit 1997 . Për këtë krim shqiptari Fatmir Dervishi u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm e më pas me 30 vite burg.

Por ai nuk mori pjesë kurrë në gjykim, pasi ishte arratisur dhe u arrestua vetëm në vitin 2019.

Kur kërkoi të gjykohej sërish ai tha “nuk isha unë”. Por kjo nuk mjaftoi për të bindur gjyqtarët profesionistë të Gjykatës së Apelit të Torinos, të cilët e dënuan sërish me 30 vjet burg.

“Do e apelojmë vendimin në Gjykatën e Lartë”, njoftoi avokati i të akuzuarit.

Kështu, gati 28 vjet më vonë, krimi i ndodhur natën e Vitit të Ri në zonën e Alessandria rikthehet.

Shqiptarët Ilir Haxia dhe Kastriot Tufa kanë udhëtuar nga Padova për të festuar vitin e ri së bashku me bashkatdhetarët e tyre. Dhe ata u vranë në atë mënyrë mizore nga tre burra të tjerë, më 12 qershor 1998 Dervishi, i cili ndërkohë kishte ikur, u dënua me burgim të përjetshëm si i arratisur. 30 vjet burg për një bashkëpunëtor, Dridanet Iberisha dhe 6 vjet për një tjetër, Sami Casmi.

“Ishte ai që akuzoi Dervishin”, kujton avokati.

Dy javë më parë të dy u gjendën përballë njëri-tjetrit në gjykatën e Torinos.

Në fakt, 44-vjeçari shqiptar u arrestua dhe kërkoi një gjykim të ri. Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e tij të parë, por Gjykata e Lartë e rrëzoi atë vendim dhe vendosi një çështje të re (e treta në apel).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb