Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla së bashku me Ministren e Arsimit Evis Kushi dhe kryetarin e Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba vizituan shkollën e mesme të bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë.

Kryefjala e këtij inspektimi ishte situata e pandemisë, ecuria në këtë shkollë dhe shpërndarja e tabletave dixhitalë për nxënësit e klasave kolektive. Shkolla e mesme e bashkuar e Rrajcës është shkolla kryesore e kësaj zone. Në të mësojnë nxënës të cilët vijnë nga zona shumë të thella të Prrenjasit, e megjithatë, falë transportit të siguruar nga bashkia, ecuria e mësimit është normale.

Por, 570 nxënësit e kësaj shkolle kanë nevojë të mësojnë në kushte bashkëkohore, pasi godina është e amortizuar dhe në nevojë emergjente për ndërhyrje. Bashkia e Prrenjasit ka dërguar në Ministri të Arsimit projektin për rikonstruksionin e shkollës ndërsa Ministrja Kushi, nisur nga gjendja e objektit, shprehu bindjen se kjo shkollë do të përzgjidhet për rikontruksion vitin e ardhshëm.

Në fjalën e tij, Balla vuri në dukje kontributin e kësaj shkolle në arsimimin e brezave të tërë dhe në nxjerrjen e emrave e figurave të njohura në vend.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: