Drejtori i policisë Shkodër, Niko Brahimaj në një prononcim në vendosje të orës së re policore tha se policia ka në fokus ndërgjegjësimin e kujtëdo qytetari dhe jo gjobitja e tyre.
Ai po ashtu tha se nëse në Shkodër gjendjet një lokal që nuk i zbaton masat vetë ai do japë dorëheqje.
“Më gjeni një lokal hapur në Shkodër e do shkojmë bashkë atje për tre minuta. Nëse ma gjeni masa e parë që do marr është të jap unë i pari dorëheqje”,- tha Brahimaj.
