ELBASAN

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja së bashku me prefektin e qarkut  Maksim Malaj inspektuan funksionimin e tregut të fruta perimeve që nisi funksionimi i tij.  Ky treg u mbyll një muaj më parë në kuadër të masave të marra kundër përhapjes së covid 19.

Kryetari i Bashkisë teksa verifikoi zbatimin e rregullave të reja në këtë treg bisedoi edhe me tregtarët.  Llatja kërkoi ndjesë për masat ekstreme të cilat shkaktuan pezullimin e punës për pak kohë, por e gjitha kjo, tha ai, është bërë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe vetë tregtarëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por si funksionon tashmë ky treg?

Tregu funksionon me një hyrje dhe një dalje të ndara nga njëra tjetra dhe me sinjalistikë të përcaktuar sipas drejtimit të lëvizjes.

Policia bashkiake nuk lejon hyrjen e klientëve pa maska dhe doreza. Më pas një aparaturë bën dezinfektimin e të gjithë trupit. Në brendësi janë të përcaktuara largësia e klientëve dhe largësia e tregtarëve nga njëri tjetri.

Çdo ditë pas mbylljes tregu do të dezinfektohet i gjithi.

Kryetari njoftoi gjithashtu edhe rihapjen e tregjeve në lagje, edhe këto në kushte sigurie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: