Në sallën e koncerteve “Arena” të Zagrebit po vendosen shtretër spitalorë për pacientët që nuk janë në gjendje serioze dhe po e marrin kujdesin në spitalet lokale.
Transferimi i tyre do të organizohet, për të liruar kapacitetet spitalore për pacientët me koronavirus.
Shtretërit do të vendosen nga anëtarë të mbrojtjes civile.
Personeli i ushtrisë kroate nisi ngritjen e tendave duke formuar një kamp përballë spitalit “Dubrava” në Zagreb, me një kapacitet prej 270 shtretërish për pacientët nga koronavirusi.
Kampi është i mjaftueshëm për kushte ekstreme në vend të hapur, por gjithashtu mund të përdoret nga civilët në fatkeqësi humanitare.//ATSH
