Letonia pret në Riga Shqipërinë këtë të martë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Në Letoni janë përpjekur për të marrë masat për mbarëvajtjen e ndeshjes, teksa sipas asaj që shkruajnë mediat, policia e ka parë të arsyeshme të kufizojë aksesin në “Sheshin e Lirisë”.
Federata në bashkëpunim me policinë po përgatitet për të parandaluar çdo incident, pasi në stadiumi “Skonto” do ketë diku tek 1 mijë tifozë shqiptarë.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se Sheshi i Lirisë në qendër të qytetit do të jetë pjesërisht i mbyllur dhe nuk do të lejohen aktivitete pranë Monumentit të Lirisë.
Madje, nëse situata nuk është e qetë, mund të mbyllet i gjithë aksesi përreth.Policia e Letonisë ka një test të vërtetë përpara, pasi në shtator luhet ndaj Serbisë dhe në tetor është në program sfida me Anglinë.
Letoni-Angli nis në orën 20.45.
(J.S/BalkanWeb)
