Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur një hetim pas zbulimit të një mashtrimi me inteligjencë artificiale që përfshinte imitimin e zërit të senatorit Marco Rubio.
Një individ i panjohur përdori një llogari të rreme në aplikacionin Signal për të kontaktuar ministra të jashtëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Zëri i gjeneruar nga AI u përdor për të dërguar mesazhe zanore, duke u paraqitur si Rubio.
Incidenti u zbulua në një kabllogram të datës 3 korrik, i cili u shpërnda në të gjitha postet diplomatike amerikane. Llogaria mashtruese u krijua në mes të qershorit me emrin “[email protected]”. Të paktën pesë persona u kontaktuan, përfshirë edhe një guvernator amerikan dhe një anëtar të Kongresit.
Edhe pse mashtrimet rezultuan të pasuksesshme, DASH thekson nevojën për forcimin e sigurisë kibernetike. Autoritetet ende nuk e kanë identifikuar autorin e kësaj fushate dezinformuese. Qëllimi dyshohet të ketë qenë manipulimi për të siguruar informacion konfidencial. Rubio nuk ka komentuar ende për rastin.
