Policia e Tiranës ka arrestuar nëntë persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, ku 3 prej tyre ishin të shpallur në kërkim kombëtar.

Mes të arrestuarve është edhe 57-vjeçarja Luli Makashi, e cila është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, pasi mashtronte me vizat kanadeze.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit N. K., 27 vjeç. Ky shtetas, më datë 02.08.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin e mitur J. K., 16 vjeç.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasen Luli Makashi, 57 vjeçe, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, vendim të cilin e ka lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit Tiranë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ndalimi i shtetasit B. M., 53 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. Ç., 39 vjeç, pasi ka goditur dhëndrin e tij, për motive të dobëta.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Gj., 22 vjeç dhe A. B., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Gj. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, ndërsa shtetasit A. B. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K. Gj., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

J. H., 56 vjeç dhe E. M., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Paraprake: Në bodrumin e një institucioni ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur disa sende pa vlerë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb