Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin e policisë, ku u godit aktiviteti kriminal në fushën e mashtrimit me viza amerikane.
“🇦🇱 Përgëzime Policisë së Shtetit për operacionin e suksesshëm të finalizuar sot në bashkëpunim me agjenci ligjzbatuese partnere. Në këtë operacion është goditur një aktivitet kriminal në fushën e mashtrimit me viza amerikane dhe kontrabandimit të qenieve njerëzore, janë arrestuar pesë shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.”, shkruan Balla.