Nga: ZONJA KATERINA

800 gr mashurka, 3-4 kokrra patate, 1-2 qepë mesatare, 1 lgj salcë domate, 3-4 lgj vaj ulliri, Kripë, piper, Dafinë, majdanoz ose koper

Në një tenxhere hedhim 2-3 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepën lehtë, më pas shtojmë patatet e prera në kubikë mesatar dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas në anë të tenxheres (duke shmangur patatet) shtojmë salcën e domates dhe shumë pak ujë dhe e përziejmë me lugë. Vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta dhe më pas shtojmë ujë në masë të patateve. Vendosim kapakun dhe i lemë patatet të ziejnë.

Ndërkohë në një tenxhere tjetër kemi hedhur një lugë vaj dhe mashurkat të cilat i kaurdisim duke i mbuluar me kapak që edhe të zbuten.

Në gjysmën e zierjes së patateve shtojmë mashurkat dhe 1 gjethe dafine. E mbyllim tenxheren me kapak dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë të ulët. Në fund shtojmë koper të grirë hollë, fikim sobën dhe e lemë gatimin të ajkoset në temperaturën e sobës.

(er.cu/Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb