Edhe rrugët nacionale në qarkun e Beratit kanë shfaqur problematika. Që prej mbrëmjes së djeshme raportohet se është çarë asfalti i aksit nacional Skrapar-Përmet, një rrugë që ka përfunduar në vitin 2019 nga firma “Salillari”.
Rruga është çarë në mes dhe në një pjesë të mirë të saj është shembur. Çarja dhe dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog Çepan, në afërsi të Përmetit.
Po kështu, prej 3-orësh raportohet se është e bllokuar hyrja në qytetin e Skraparit, pasi në fshatin Buzuq ka pasur shkarje të masiveve shkëmbor në rrugë, ku tashmë po punohet për heqjen e tyre nga aksi nacional.
