Eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj u shpreh se protestat nuk duhet të jenë për karrige politike apo për poste, por për të drejtat e tyre.
Gjatë intervistës në emisionin “Oponencës” në News24, eksperti Goxhaj u shpreh kritik duke thënë se vendi është i përfshirë nga korrupsioni dhe droga.
Gjithashtu ai nënvizoi se qytetarët shqiptarë duhet të protestojnë dhe t’u tregojnë vendin politikanëve qeverisë që ka marrë peng vendin sipas tij.
“Nëse populli ngrihet jo për karrige politike, apo për marrje qeverie, por të ngrihemi dhe t’i varim për këmbësh të gjithë këta maskarenj që kanë marrë peng Shqipërinë dhe gjithë këta biznesmenë që u shkojnë pas. Ju siguroj që brenda natës për 24 orë, nëse shqiptarët ngrihen nesër në mëngjes, dhe ja zënë derën Ramës, 100 mijë shqiptarë dhe Rama ja mbath. Dhe me Ramën ikin të gjithë të tjerët. Të vetmit që po investojnë në Republikën e Shqipërinë janë ato që merren me drogë”, tha ai.
