Edhe pse sot hyri në fuqi vendimi më i ri i qeverisë për vendosjen në rrugë dhe kudo ku është e nevojshme “maska”, si e vetmja mënyrë për të luftuar koronavirusin, qytetarët beratas kanë dalë sot në rrugë me edhe pa maska.

Nga një vëzhgim i bërë në rrugët e qytetit të Beratit shihet se ka shumë banorë që nuk kanë vendosur maska në rrugë, me pretendimin se ky vendim është i padrejtë. Banorët shprehen se, vendimi më i fundit i qeverisë për vendosjen e detyrueshme të maskave në rrugë dhe në ambiente të tjera është i padrjetë pasi gjithkush e vendos vetë sesi të mbrohet nga ky virus. Ka edhe nga ata banorë që shprehen se kanë probleme shëndetësore dhe kur vendosin maskat nuk mund të marrin dot frymë. Edhe ata qytetarë që shihen në rrugë me maska pohojnë se, ato i kanë vendosur vetëm nga frika e policisë dhe jo sepse është e domosdoshme.

“E mbaj në xhep dhe sat ë shoh një polic do ta vendos nga frika e gjobës”, shprehet një qytetar që deklaron se ky vendim është absurd. Të tjerë pohojnë se, qeveria duhet të shohë varfërinë në të cilën e ka pllokosur popullin dhe jo të marrë vendime absurd për të qarkulluar në rrugë me maska, kur qytetari ecën vetëm në rrugë dhe ruan distancën prej 1.5 metër.

Edhe pse ka ditë që qytetarët shqiptar u njohën me vendimin më të fundit të qeverisë për vendosjen e detyrueshme të maskave në rrugë, vendim që filloi sot zbatimin e tij, beratasit në të shumtën e rasteve nuk e zbatojnë këtë vendim. Ata i sheh të rendin në rrugë me maska të vendosura thjesht për ti pasur vënë por pa mbuluar as gojën e hundën dhe në raste të tjera i sheh ti mbajnë në duar e ti vendosin nga frika e gjobës kur shohin policët në rrugë.

Por, duke qenë se maska u ndalua të mbahen brenda lokaleve e bareve, shumica e qytetarëve që nuk duan ti vendosin maskat, kanë mbushur sot baret e lokalet e qytetit, duke i parë këto ambiente si të vetmet ambiente ku nuk mund të marrin gjoba.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: