Mjeshtërit e ekselencës ‘masterclas’ vijnë në Tiranë, për të performuar për të gjithë artdashësit.
Ledina Çobani është një nga ish-studentet e flautit në Universitetin e Arteve që jeton prej vitesh ne Itali dhe Salvatore Lombardi President i Shoqatës Flautiste Italiane, të cilët synojnë që ta shtrijnë këtë projekt në afatgjatë, duke rritur edhe interesin për flautin dhe edukimin e të rinjve me këtë instrument që në shkollën bazë.
Instrumentistët synojnë që masterclassi të kthehet në traditë në Shqipëri, si dhe të ndërtojnë ura komunikimi me talentet e reja.
