Në qendër të Tiranës, zona kur dikur ngrihej çadra e Cirkut do të pësojë një transfomim të madh urbanistik. Për të mundësuar masterplanin e zhvillimit të kësaj zonë u zhvillua faza finale e konkursit ndërkombëtar për projektin zhvillues.
Kryeministri Edi Rama, theksoi rëndësinë e transformimit duke vlerësuar Tiranën si lokomotivë zhvillimi të vendit.
“Është një tjetër gur i rëndësishëm që ne synojmë të vëmë në rrugën e re të vendit, një rrugë ku Tirana është “lokomotiva” e një transformimi epokal, falë dhe pikërisht këtyre zhvillimeve që kanë përfshirë një numër të jashtëzakonshëm arkitektësh ndërkombëtarë dhe që kanë krijuar një hapësirë të jashtëzakonshme për arkitektët vendas”, u shpreh Rama.
Në konkursin ndërkombëtar për zhvillimin e kësaj zonë në qendër të kryeqytetit, garojnë 6 studio të rëndësishme arkitekturore nga Danimarka, Japonia, Britania e Madhe, Franca, Spanja dhe Italia.
E gjithë zona do të rivitalizohet, bazuar në një projekt bashkëkohor, duke i sjellë një jo vetëm ndryshim, por edhe rivitalizim, duke qendruar në harmoni të plotë me hapësirat përreth.
(BalkanWeb)
