Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa ka kërkuar rikthimin e pagesave për vështirësi në punë për punonjësit e arkivit qendror shtetëtor i filmit, duke theksuar se ata punojnë në kushte të vështira me materiale të vjetra filmike dhe substanca kimike.
Pas monitorimit në institucion, Zhupa kërkoi gjithashtu status të veçantë për arkivin dhe përfshirjen e materialeve arkivore filmike në programet e UNESCO-s, duke e cilësuar ruajtjen e memories filmike si mbrojtje të identitetit kombëtar.
Reagimi
Arkivi Qëndror Shteteror i Filmit një institucion me rëndësi të jashtëzakonshme për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. Me një staf i përkushtuar, me eksperiencë 20-25 vjeçare, punon çdo ditë për të ruajtur, restauruar dhe mbrojtur kujtesën tonë filmike përmes filmave, dokumentarëve, videove dhe materialeve të rralla arkivore të kolosëve shqiptarë. Po ashtu, vlerësoj punën për marrjen dhe restaurimin e koleksioneve individuale, si rasti i arkivit të Guri Kotit, që pasurojnë më tej kujtesën tonë kombëtare.
Megjithatë, ky institucion ka nevojë urgjente për një vëmendje tjetër nga qeverisja dhe për disa ndërhyrje themelore:
Arkivi duhet të ketë një status të veçantë kombëtar. Materialet arkivore filmike dhe folklorike duhen mbrojtur si pasuri kombëtare dhe të synohet përfshirja e tyre në mbrojtje ndërkombëtare, përfshirë edhe programet e UNESCO.
Punonjësve të arkivit duhet t’u rikthehet pagesa për vështirësi në punë, e cila u është dhënë dhe më pas u është hequr padrejtësisht. Ata punojnë çdo ditë në ambiente me pluhur të dëmshëm, me materiale të vjetra filmike dhe substanca kimike që lidhen me restaurimin dhe ruajtjen e filmave. Është e papranueshme që sot, përveç heqjes së kësaj të drejte, u kërkohet edhe kthimi mbrapsht i pagesave të marra.
Shqipëria ka nevojë që arkivi të kthehet edhe në një qendër kombëtare të restaurimit të filmit, që restaurimi të bëhet brenda vendit. Kjo kërkon investim në kapacitete njerëzore dhe teknologjike, por do ta kthente Shqipërinë në një pol rajonal për restaurimin dhe ruajtjen e trashëgimisë filmike.
Fondi arkivor duhet të administrohet nga vetë arkivi, duke i dhënë institucionit më shumë autonomi dhe mundësi reale për të mbrojtur e zhvilluar këtë pasuri kombëtare.
Ruajtja e kujtesës filmike është detyrim ndaj historisë, kulturës dhe identitetit shqiptar.
