Mbërrijnë në KZAZ nr 91 Sarandë materialet zgjedhore, nën masa të rrepta sigurie, shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë.

KZAZ nr. 91, Bashkia e Sarandë ka 53 Qendra Votimi. 35 në qytet, 8 në Nj.A Ksamil dhe 10 në rrethinat e bashkisë.

Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit.

Ditën e shtunë, sipas ligjit, do nisë shpërndarja e materialeve zgjedhore. KZAZ 91 Sarandë ka tashmë të ngritur edhe komisionin të përbërë nga Kryetari i PD, 7 anëtarë dhe sekretari…!

(Sh.D/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb