NGA: ERMELINDA HOXHAJ*
Ditën e djeshme mbi 40 mijë maturantë janë testuar për dijet e tyre në gjuhën e huaj që e kanë si gjuhë të parë në shkollë. Në dispozicion maturantët kishin 2 orë e 30 minuta për zhvillimin e testit, i cili përbëhej nga 25 pyetje: 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim. Gjuhët e huaja që maturantët kanë dhënë provim me detyrim janë anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Niveli i vështirësisë së testit të gjuhës së huaj me detyrim është B1.

“Gazeta Shqiptare” ka publikuar skemën e vlerësimit sipas varianteve A dhe B, që u kanë rënë në provimin e djeshëm maturantëve, ku ata mund të verifikojnë përgjigjet që kanë dhënë si dhe të bëjnë përllogaritjen e pikëve që kanë fituar. Skema e vlerësimit është publikuar edhe në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Maturantët që të quhen kalues në këtë provim duhet të marrin 20% të pikëve të testit, ose thënë ndryshe duhet të marrin minimalisht 10 pikë, e cila përkthehet në notën e përshkallëzuar 4.5.

Nëse vitet e mëparshme rezultatet e këtij provimi nuk kanë pasur rëndësi për maturantët, këtë vit nota e gjuhës së huaj me detyrim ka rëndësi si katër provimet e tjera, pasi llogaritet në mesataren aritmetike të provimeve të maturës, e cila është kriter hyrës në çdo universitet. Të shtunën e javës që vjen maturantët do t’i nënshtrohen provimit të dytë të detyruar, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, në datën 11 qershor, matematika do jetë në datën 17 qershor, ndërsa provimet më zgjedhje do të zhvillohen më 24 qershor.
(Listen me pergjigjet e sakta mund ti gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print)
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: