Gjykata Supreme spanjolle hodhi poshtë ankesën e pasardhësve të Frankos dhe i dha dritën jeshile zhvarrosjes nga mauzoleumi të eshtrave të diktatorit, kërkuar nga qeveria socialiste e Pedro Sanchez-it.

Dominuar nga një kryq i madh, që duket nga kilometra larg, mauzoleumi monumental i Frankos ndan thellësisht Spanjën, 40 vjet pas vdekjes së diktatorit.

Franko, fitues i Luftës së përgjakshme Civile spanjolle, e urdhëroi ndërtimin e këtij monumenti në vitin 1940, duke pretenduar që ta bënte më vonë një vend pajtimi të të gjithë spanjollëve. (Atsh)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: