TIRANË

Duket se maxhoranca nuk është kundër një Presidenti politik, megjithëse përfaqësues të saj janë shprehur disa herë për një emër që nuk është aktiv në politik. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk kanë vënë kushte dhe se thjesht kanë deklaruar që presidenti nuk do jetë nga grupi parlamentar i PS.

Ai tha më tej se nëse opozita ka ndonjë emër nga parlamenti që maxhoranca nuk e kea dhe që i plotëson nevojat që ka sot vendi për një President le të vijnë dhe ta thonë.

“Nuk kemi kushtëzuar askënd, thjesht kemi thënë që kandidati për President nuk do jetë nga grupi ynë parlamentar. Nuk kemi vënë kushte të tjera. Sigurisht kur hedh sytë nga lëndinat e tjera të parlamentit e vështirë të identifikosh ndonjë president të mundshëm. Nëse ata kanë ndonjë që ne nuk e kemi parasysh që është aktualisht në parlament dhe që i plotëson nevojat që ka sot vendi për një President le të vijnë dhe të na e thonë cili është dhe ta shikojmë. Mbase në kaq vite ka mbetur ndonjë figurë e pazbuluar, po nga sa ne i shohim janë jo vetëm të zbuluar, por edhe të pambulueshëm”, deklaroi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb