Deputeti i PD-së, Tritan Shehu foli për projekt-rezolutën që u votua dje në Kuvend ku u shpreh se u shpreh se rezolutat janë të përgjithshme por kanë kolona të veçanta.
Ai deklaroi se mazhoranca u detyrua të votonte një rezolutë të tillë, dhe se ishte vullneti i opozitës që ishte në qendër të projekt-rezolutës.
Sipas Shehut, Shqipëria do të integrohet në BE kur qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama të mos drejtojë më vendin.
“Rezolutat gjithmonë janë të përgjithshme por kanë kolona të veçanta të cilat shprehin pikëpamjet e opozitës. Kjo rezolutë shpreh element të rëndësishme, në parim rezolutat kështu janë. Mazhoranca u detyrua të votonte një rezolutë të tillë. Nuk shkruhet rezoluta ne si mazhorancë do të bëjmë këtë apo atë. Është një rezolutë e kënaqshme, mazhoranca u detyrua të votonte vullnetin e opozitës. Rama deri dje thoshte që opozita nuk do që Shqipëria të integrojë. Është një hap pozitiv. Rama nuk do integrimin sepse Rama nuk do standardet. Ne do të integrohemi kur të largohet kur të bie ky regjim. BE është unioni vlerave. Ne do të shkojmë në BE kur të bie ky regjim. Rezoluta nuk thotë gjë kundra protestave. Betejat me regjimet janë të vështira nuk janë të lehta.”
Për sa i përket protestës së radhës së PD, Shehu u shpreh se nuk e tregon dot se kur do të mbahet.
”Nuk e di, nuk mund të them se kur do jetë protesta e radhës kombëtare, për të ka një grup pune që po punon”, deklaroi ai, duke nënvizuar se nuk do të ndaleshin në këtë rrugë deri në rrëzimin e regjimit dhe në realizimin e zgjedhjeve të lira.
