Një student i sapodiplomuar për Mjekësi të Përgjithshme ka marrë pjesë në protestën e sotme, ku ka ngritur shqetësimet e studentëve dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët në sistemin shëndetësor.

Gjatë fjalës së tij, ai kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar mazhorancën se nuk ka adresuar shqetësimet e ngritura nga studentët gjatë protestave.

I prekur emocionalisht, studenti foli edhe për humbjen e nënës së tij nga kanceri i gjakut, duke ngritur shqetësime për mungesat në trajtimet onkologjike dhe kimioterapitë që ofrohen në vend.

Më tej, studenti u ndal te problematikat e shërbimit onkologjik, duke treguar përvojën e tij personale dhe vështirësitë me të cilat është përballur familja e tij.

“Unë jam i sapodiplomuar për mjekësi të përgjithshme, ky ishte solidaritet që mund të ofrojmë sepse kemi parë për mbi 130 ditë me revolucionin e flamingove pame edhe lëvizjen e studentëve që u cilësuar si e dhunshme, por pamë një përbuzje që është ende sot nga pjesa e mazhorancës dhe në veçanti nga kryeministri. Nuk janë adresuar problematikat që studentët ngrenë. Ka ardhur momenti që të kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit, jemi në këto problematika sepse kjo mazhorancë nuk e ka bërë atë që duhet të bënte…Kemi problematikën e Onkologjikut, unë timë më e kam humbur nga kanceri i gjakut dhe nuk e ndjej që kam bërë maksimumin ndaj saj, sepse ka shumë mungesa në pjesë e trajtimeve dhe kimioterapitë që ofrohen”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: