Me shumicën e votave të deputetëve socialistë, Kuvendi votoi futjen e shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Drafti i prezantuar ashpërson skajshëm masat ndëshkimore ndaj të gjithë deputetëve që shkaktojnë rrëmujë, kaos dhe tensione në Parlament.

Ndryshimet e propozuara dukshëm vijnë si përgjigje e aksioneve të deputetëve të pakicës në Kuvend. Aktualisht, masa më e lartë ndëshkimore e përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit është përjashtimi me 10 ditë të deputetëve nga punimet e Kuvendit.

Ndërkohë që drafti sanksionon se përjashtimi nga çdo aktivitet i Kuvendon arrin në 30 ose 60 ditë. Ashpërsimi i dënimit që shkon deri në 60 ditë përjashtim, merret kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit

“Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare” deri në 60 ditë jepet në rastet:

  1. a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit brenda mjediseve të Kuvendit;
  2. b) kur deputeti kryen veprime/sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;
  3. c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar”

Sipas propozimit, pëjashtimi mund të shkojë në 30 ditë kur kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë.

“Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare” deri në 30 ditë jepet në rastet:

  1. a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.
  2. b) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.
  3. c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar”

Kryetari i Grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi pohoi se mazhoranca është autorja e këtij drafti. Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit kërkojnë shumicë të thjeshtë votash, të cilat mazhoranca i ka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: