Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri, në fjalën e tij për mediat pas dështimit të mbledhjes së “Zgjedhores”, ka deklaruar se ishte një pjesë e opozitës ajo që ka bllokuar mbledhjen.

Ai shtoi se është absurd fakti se ndërkohë që duhet të ishte e interesuar me çuarjen para të reformës, është pikërisht opozita ajo që po bllokon punimet.

“Siç jeni në dijeni kishim seancë dëgjimore me organizatat joqeveritare kanë dhënë rekomandimet e tyre për përmirësimin e kodit zgjedhor. Skenat i patë, përsëri e bënë të pamundur, mundësinë për tu shprehur organizatat.

Përsëri një pjesë e opozitës bllokoi hyrjen, e bëri të pamundur zhvillimin e zgjedhjes. Pamundësia fizike na bën që të njoftojmë një mbledhje tjetër, zgjidhja që bëmë herën e kaluar për ta kaluar online do jetë e duhur. Habitem për një gjë, dy opozitat që duhet të jenë të interesuara nuk po bëjnë asgjë për ta çuar para këtë proces. Absurditet, mazhoranca është komode edhe me këtë kod zgjedhor”, tha Gjiknuri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: