Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi në një intervistë në emisionin “Oponencë”, në News24 u shpreh se vendi në ka qenë kurrë në këtë situatë shqetësuese në të cilën ndodhet sot. Ai tha se kurrë nuk është parë më parë që krimi i organizuar të ndërhynte në këto nivele në politikë.

Gjatë intervistës shpjegoi se mazhoranca ka rënë në kurthin që ka ngritur vetë dhe se po vuan pasojat.

“Kurrë në këtë nivel nuk ka qenë që krimi i organizuar të ndërhynte në politike. Ka patur trafik, korrupsion, por një ndërthurje të këtij lloji nuk ka qenë asnjëherë. Sic nuk ka qenë asnjëherë fakti i bërjes së gjyqeve publike. Mazhoranca ka rënë pre dhe viktimë e këtij kurthi që ka ngritur vetë. Tani që po i bie në kurriz po vuan pasojat e kurthit që ka ngritur vetë. I kemi parë që fillonin nxirrnin emrat përmendin emra gjyqtarësh e prokurorësh. Nga 2013 e deri më sot e mësuan këtë opinion publik që gjyqet bëheshin në publik, në rrjete sociale, në Facebook. Por a do mundet ta ç’bëjnë atë mënyrë të bërjes së gjyqeve unë mendoj që jo, por megjithatë fjalën e fundit duhet ta thotë gjykata. Kur dilte dosja e opozitës kënaqej mazhoranca. Thonin ky do dënohet kaq, por kur shkon tek këta thotë prit se është gjyq publik. Por vetëm në procedurë shpëton shteti ligjor”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: