Mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për përjashtimin nga Kuvendi të ministres Elisa Spiropali, pas ironisë dhe fyerjeve ndaj deputetit Edmond Spaho.

Deputeti Oerd Bylykbashi ka zhvilluar një komunikim për mediat, teksa ka theksuar se kryeministri Rama është simbol i dhunës në Parlament dhe se po përdor dy standarde.

Bylykbashi: Është i njëjti standard që është përdorur kundër deputetëve të opozitës. Rama po përdor qartazi rregulloren e Kuvendit si dhunim ndaj të drejtave të deputetëve të opozitës. Ne kemi kërkuar ngritjen e komisionit Hetimor, mocionin me debat. Kjo për skandalin McGonigal. Autoritet e shohin të nevojshme të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të tronditjes së rëndë.

Vendimi i mazhorancës që të rrëzojë kërkesën tonë për përjashtimin e Spiropalit, u bë, ndërsa deputetë të opozitës përjashtohen. Rama është simboli i dhunimit të parlamentit të Shqipërisë. Kjo mazhorancë është me dy standarde,.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb