Mentor Mazrekaj është transferuar te skuadra e Ilirisë në Kategorinë e Parë. Pas eksperiencës te Besa, Mazrekaj ka vendosur që të bashkohet me skuadrën nga nga Fushë-Kruja.

“Iliria njofton me kënaqësi afrimin e sulmuesit të njohur Mentor Mazrekaj! Me një karrierë të pasur në futbollin shqiptar, Mazrekaj vjen si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të ekipit tonë. Sezonin e fundit ne 20 ndeshje në Kategorinë e Parë, autor i 9 golave dhe 5 asist.

I njohur për tekniken e rafinuar, vizionin në lojë dhe eksperiencën e tij në nivelet më të larta, ai pritet të jetë një lider brenda dhe jashtë fushës. Mirë se erdhe Mentor Mazrekaj. Suksese me fanellën e Ilirisë”, shkruan klubi.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Iliria (@kfiliria.al)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb