Petteri Orpon, i Partisë së Koalicionit Kombëtar (NCP) është zgjedhur kryeministri i ri i Finlandës. Ai që do të zëvendësojë ish-kryeministren Sanna Marin.

Mediat e huaja shkruajnë se një shumicë e ligjvënësve në seancën vjetore të Helsinkit votuan në favor të ish-ministrit te Financave Orpo për t’u zgjedhur kryeministër, pas zgjedhjeve të prillit që rrëzuan Sanna Marin, udhëheqësen socialdemokrat.

Partia në pushtet ka premtuar ndryshëm në ligjin e emigracionit, duke përfshirë forcimin e rregullave për bashkimet familjare dhe uljen e kuotës së refugjatëve në 500 individë në vit.

Finlanda, anëtarja më  e re e NATO-s pritet të vazhdojë qëndrimin e saj të ashpër ndaj fqinjit të saj lindor, Rusisë, me të cilën ndan një kufi prej 1,340 kilometrash. Në lidhje me agresionin rus, Finlanda ka dënuar aktin dhe ka mbështetur Ukrainën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb