Një ditë pasi u bë publik emri i ri i drejtorit të policisë së Shtetit, ku u zgjodh Skëndër Hita, sot po mbahet ceremonia e betimit të tij.
Fjalën hapëse në këtë ceremoni, u bë nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.
“Zgjedhja e tij në krye të Policisë, tregon se si ecet në shkallët e karrierës. Detyra e parë e drejtorit të ri të policisë, është forcimi i standardit të policisë, i kësaj organizate, që është ndër organizatat më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Policia ka rol kyç në procesin e integrimit të vendin në BE.”, tha Koçiu.
