Për tre ditë me radhë, qyteti i Fushë-Arrëzit ishte mikpritës i 300 artistëve të vegjël në Festivalin Mbarëkombëtar të Instrumentistëve të Vegjël Popullorë.

Veprimtaria, e kthyer tashmë në traditë prej 21 vitesh, synon ruajtjen dhe promovimin e folkut në trevat shqipfolëse. Të vegjlit, të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, interpretuan me pasion këngë dhe melodi tradicionale, duke dëshmuar se trashëgimia muzikore e popullit shqiptar është ende e gjallë dhe e transmetueshme brez pas brezi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb