Në Gjirokastër u hap ekspozita fotografike “Aromë Hungarie” e mjeshtrit të fotografisë Roland Tasho. Rreth 30 fotografi janë pjesë e këtij rrëfimi vizual, i cili dokumenton një lidhje të gjatë e të veçantë mes Shqipërisë dhe Hungarisë.

Në objektivin e Tashos janë fiksuar portrete të diplomatëve hungarezë që kanë shërbyer në vendin tonë, disa prej të cilëve të veshur me kostume popullore shqiptare, duke sjellë një simbolikë të fuqishme të bashkëpunimit kulturor.

“Ka qenë gjithmonë një lidhje e veçantë emocionale me Hungarinë. Shpresoj që ndoshta një ditë edhe Gjirokastra të udhëtojë drejt Budapestit, ashtu siç Hungaria erdhi këtu përmes fotografisë.”

Ekspozita2
Ekspozita2

Ekspozita sjell edhe pamje të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Hungari, si dhe momente të rëndësishme kulturore që lidhin dy kombet.

Roland Tasho është një prej fotografëve më të njohur shqiptarë. Me një karrierë që nisi në vitin 1982, ai ka hapur mbi 100 ekspozita brenda dhe jashtë vendit, ka botuar 16 libra dhe ka fituar 7 çmime kombëtare e ndërkombëtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb