Imami i njohur Ahmed Kalaja ishte sot i ftuar në “Kjo Javë” në News24 ku ka dhënë një mesazh për të rinjtë që të jenë të orientuar drejt familjes dhe besimit.

Ai u shpreh se martesat shpesh vendosen në vështirësi për shkak të përballjes me një jetë jo reale në rrjetet sociale.

“Po shoh që rinia ka një prirje për jetesë në vete. Nuk duan t’i futen halleve. Kur udhëtoj në Europë e shoh këtë, njerëz që kanë një tre katër qen në duar por nuk kanë fëmijë. Këtë e kuptoj sepse ka shumë kohë që punohet për një gjë të tillë. Por kjo frymë po futet edhe tek ne. Personalisht jam për martesë të hershme. Ka një proverb të bukur, që thotë kush martohet herët i bëhet fëmija shok, kush martohet vonë i bëhet fëmija për shok.
Në momentin që mbaron shkollën dhe gjen një punë është koha e duhur, deri në moshën 25 vjeçare psh.
Një thirrje për të gjithë, shijoni jetën hallall sa jeni të rinj, sepse pastaj do të jetë vonë. Nuk preferohet diferencë e madhe moshe, më kënaqë kur më thonë hoxhë nuk dua që nusja ime të jetë shumë e vogël, kërkojnë max 5 vite më të vogël sepse duan të përshtaten edhe në pjekuri. Pasqyrimi i vazhdueshmë në rrjetet sociale ka bërë që partnerët të largohen nga njëri-tjetri sepse përballen me një jetë jo reale.

Mesazhi për të rinjtë: Besimi në Zot dhe studimi. Rrini sa më parë familjeve, nuk ka asnjë në botë që zëvendëson prindërit vëllanë dhe motrat.
Zgjidhni shoqërinë me kë rrini. Mund të jesh shumë i mirë dhe përfundon keq nëse je në shoqërinë e gabuar”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb