Pas dorëzimit të 3-vjeçarit në policinë e Durrësit, policia ka arrestuar edhe gjyshen e fëmijës. E moshuara ka deklaruar në polici se donte që fëmijën ta rrisnin ata edhe jo e ëma, e cila pas vdekjes së bashkëshortit ishte larguar nga shtëpia. “E dua se e kam femijën e djalit. Nuk i bej keq!

Është fëmija i djalit. E donim ta rrisnim ne jo familja e nënës. Nuk na e linin ta rrisnim ne ndaj e morëm. E duam shumë nipin. Nuk kam bërë krim. Dua nipin ta rrisim ne se na vdiq djali në aksident. Na zëvendëson djalin që na vdiq në aksident. Nusja nuk na e jepte ndaj e mora dhe ika tek të afërmit e mi”, mësohet të ketë thënë ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb