Një vajzë e re nga Teksasi, Maci Currin ka shprehur vështirësitë e saj të përditshme për shkak të këmbëve më të gjata në botë – 135,3 dhe 134.1 cm secila. Ndërsa gjatësia e përgjithshme e saj është 185.1 cm. 21-vjeçarja u bë virale në rrjetet sociale si vajza që ka këmbët më të gjata në botë, pasi ajo mbajti Rekordin Botëror Guinness për katër vjet, raportoi The Sun.

Njihuni me vajzën me këmbët më të gjata në

Currin tha se ka shumë reagime të përziera dhe komente urrejtjeje nga njerëzit në postimet e saj.

Duke mos u rezistuar komenteve negative, Maci Currin u është përgjigjur në TikTok, duke thënë se ajo është krenare për këmbët e saj të gjata dhe unike.

“Gjëja më e mirë do të ishte që askush të mos jetë si unë”, tha ajo duke shtuar se nuk i pëlqente të ishte më e gjatë se të gjithë në shkollën e saj. “Unë kam qenë gjithmonë një kokë mbi të gjithë. Isha në klasën e dytë dhe ndërsa luaja jashtë dikush më pyeti nëse isha në shkollë të mesme për shkak të gjatësisë që kisha. Në atë kohë e urreja gjatësinë time sepse ishte e vetmja gjë për të cilën fëmijët mund të më ngacmonin.”

Ajo gjithashtu vuri në dukje se ajo gjithmonë tregon kujdes të shtuar gjatë ecjes nëpër dyer dhe e ka të vështirë të gjejë rroba, të cilat shumicën e kohës duhet t’i bëjë me porosi, dhe që i kushtojnë “250 dollarë për një palë xhinse”.

Njihuni me vajzën me këmbët më të gjata në

Currin tregoi gjithashtu se vuan të gjejë një partner, por aktualisht ajo nuk ka asnjë interes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb