Deputeti Luçiano Boçi ka mbajtur një qëndrim të ashpër në fjalën e tij në Kuvend. Ai ka kërkuar që mazhoranca të mos fshihet pas procedurave, por të dorëzojë Belinda Ballukun.

“A heziton SPAK të marrë në hetim apo të pandehur kryeministrin. Kjo pjesa këtu reagoi duke qeshur fort. Por ja ku jemi këtu dhe të gjithë fshiheni pas procedurave. Mbani një kërkesë të SPAK për e heqjen e imunitetit të zv.kryeministres, dhe ky në fakt është imuniteti i kryeministrit. Ju doni të shpikni dispozita ligjore për të mbrojtur veten tuaj me imunitet. Ndërkohë këtu në sallë mungon Bledion Nallbati sepse e ka goditur Policia e Shtetit.

Ju nxirrni edhe njerëz, Forcat RENEA që na bëjnë 6 orë stërvitje, nuk njohin deputetët, këto forca RENEA kë njohin? Po ata që janë shpallur në kërkim a i njohin këta? Të dalin të bëjnë një bilanc sa nga ato të kërkuar të shpallur nga SPAK, kriminelë janë arrestuar. Por forcat RENEA arrestojnë adoleshentë, përballë Parlamentit ishin policët ato që iu kthyen protestuesve, me molotov. Ky Parlament duhet të mbyllet dhe të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe të Imuniteteve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb