David Coote është dënuar me nëntë muaj burg, pasi u shpall fajtor për shkak se mbante në lapopin e tij një video seksuale të një mituri.

43-vjeçari u paraqit për seancën në Gjykatën e Kurorës së Nottingham të enjten, ku u paraqitën edhe provat.

Ndërsa policia po analizonte pajisjet e Coote mes këtyre hetimeve të ndara, një video dy-minutëshe e 11-sekondash u zbulua në laptopin e tij Dell.

Dikur Coote ishte një nga gjyqtarët kryesorë të futbollit anglez. Vlen të theksojmë se ai kishte arbitruar më shumë se 100 ndeshje të Premier League dhe ishte një gjyqtar që bënte pjesë në listën e FIFA.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb