Me Harry Kane dhe Lamine Yamal që po luftojnë në distancë për “Topin Artë”, shumë larg kësaj gare duket Kylian Mbappe. Në këtë rikthim pas Botërorit “FIFA2026”, Mbappe nuk arriti të linte gjurmë me Francën. Në epokën Zidane, Mbappe realizoi vetëm një gol kundër Turqisë, ku pësoi edhe një dëmtim. Menjëherë pas atij takimi, “gjeli” më i famshëm udhëtoi drejtë Madridit për të nisur fazën e rikuperimit.
Në kohën kur Olise udhëhiqte Francës, Mbappe publikonte foto në rrjetet e tij sociale, por njëra prej tyre, duke bërë xhiro me biçikletë ka ndezur alarmin në shtëpinë e Realit, pasi Mbappe bëri pikërisht të kundërtën e asaj që i këshilluan mjekët, të qëndronte larg biçikletës.
Katër ditë përpara rifillimit të La Liga-s, Mbappe u zhduk nga qendra stërvitore e klubit duke udhëtuar drejtë Parisit së bashku me të fejuarën e tij. Ky është një episod i ngjashëm me udhëtimin romantik që Mbappe bëri një vit më parë ku u arratisur për disa ditë pushim në Cagliari.
“El Chiringuito TV”, një media shumë pranë Real Madrid, ka zbuluar se mes Mbappe dhe Jose Mourinho-s ka pasur një përballje të shkurtër me teknikun portugez që i është drejtuar Mbappe me fjalët: “Unë të mbroj përpara mediave, por jo këtu”.
