Pas zhurmave që shkaktoi lënia e grumbullimit me Francën për shkak të një dëmtimi, më në fund Kylian Mbappé i qetëson të gjithë. Sulmuesi francez është gati për rikthimin në fushë. Sipas mediave spanjolle ai është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës dhe pritet të jetë në dispozicion të Real Madridit për përballjen e së shtunës ndaj Villarrealit.

Pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve, gjatë të cilit luajti me Francën dhe shënoi edhe një gol, Mbappé u përball me një dëmtim të pësuar më 25 shtator. Megjithatë, rikuperimi i tij duket se po shkon sipas planit. Sulmuesi francez është stërvitur normalisht me shokët e skuadrës dhe duket në gjendje të mirë, duke synuar rikthimin në fushë.Rikthimi i francezit është një lajm i rëndësishëm për trajnerin e Real Madridit, pasi Mbappé ka qenë protagonist kryesor në sulm në këtë fillim sezoni. Ai ka realizuar 8 nga 20 golat e skuadrës, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në repartin ofensiv.

Pas Villarrealit, madrilenët do të përballen me Sevillan, ndërsa më 25 tetor i pret sfida e madhe ndaj Barcelonës në El Clásico. Me Mbappén sërish në dispozicion, Reali fiton një tjetër armë të rëndësishme për ndeshjet vendimtare që e presin., me teknikun portugez Jose Mourinho që shikon te ai liderin e së tashmes e të ardhmes në skuadër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb