Policia në Fixhi po merr në pyetje kapitenin e një anijeje luksoze në pronësi të një oligarku rus, pasi ajo mbërriti në ishull pa zhdoganim, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Mediat lokale në Fixhi raportuan se policia kishte sekuestruar superjahtin Amadea, në pronësi të miliarderit rus të sanksionuar Suleiman Kerimov, dhe kishte ndaluar ekuipazhin e tij.

Suleiman Kerimov është sanksionuar nga SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian në sajë të kundërpërgjigjes për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

  • foto galeri

Një zyrtar tha se kapiteni i anijes luksoze po merrej në pyetje se si erdhi në Fixhi pa zhdoganim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb